Vajza e lidhur me një nga autorët, dëshmia e 16-vjeçares: Isha në makinë me Aurelion se e kisha mik

Estimated read time 2 min read

Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e 31 marsit, ku sherri mes dy grupe të rinjsh përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre, 18-vjeçarit Aurelio Dervishit.

Sipas asaj që është raportuar dhe më herët në media “molla e sherrit” mes të rinjve ka qenë një vajzë, 16 vjeç. Mësohet se adoleshentja ishte e dashura e njërit prej të rinjve të cilët ndodheshin në makinë me autorin 15-vjeçar, 20-vjeçarit Frensis Shehu, i cili së bashku me tre të mitur janë vënë në prangat e Policisë disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Në dëshminë e dhënë në Polici, e reja ka deklaruar se ishte në një marrëdhënie me Shehun, mikun e autorit të vrasjes. Ndër të tjera ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën, 18-vjeçarin Aurelio Dervishin, ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte afër në lagje.

Sipas dëshmisë së vajzës të dy grupet janë shkëmbyer në afërsi të Shkozës, dhe në momentin që grupi i 4 autorëve kanë parë “Audin” ia kanë bërë me drita që të ndalonin.

Kujtojmë se Policia ka vënë në pranga 20-vjeçarin Frensis Shehu dhe tre të miturit të cilët akuzohen për vrasjen e Aurelio Dervishit, mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë.

Advertisement

Të rinjtë në dëshmitë e tyre kanë shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pranuar faktin se janë shkëmbyer me makinën ku dhe ndodhej 18-vjeçari dhe janë konfliktuar. Më pas kanë ndaluar dhe janë përleshur fizikisht dhe në fund të dëshmisë së tyre kanë thënë: Ndodhi ajo që ndodhi.

15-vjeçari, i cili është mes të arrestuarve ka pranuar se e ka qëlluar ai me thikë Aurelion. Ndërkohë në momentin që ndodhi e gjithë ngjarja në makinë me viktimën ndodheshin edhe dy djem të tjerë si dhe dy vajza të tjera, 16-vjeçarja së bashku me një shoqe të saj.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like