Duraku: VLEN-in nuk e bëjmë “hesap”, konkurrent e kemi VMRO-në

Estimated read time 2 min read

Sadulla Duraku, bartës i listës së kandidatëve për deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në njësinë zgjedhore numër 2, i ftuar në emisionin “Cick Plus” në Tv21 ka folur për aktualitetin politik në vend dhe zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare.

Duke folur për opozitën shqiptare, Duraku theksoi se BDI nuk i sheh si konkurrent në zgjedhje.

“Nuk i shohim si konkurrent! Ne konkurrent e kemi VMRO-DPMNE-në. Ne jemi ‘Front Europian’! Front që është menduar shumë herët. Ka një domethënie shumë të madhe. Ne Maqedoninë e Veriut e kemi shpëtuar në vitin 2001, që ky shtet të demokratizohet dhe të jetë shtet i të gjithë popujve që jetojnë në të, pa e diskriminuar asnjë. Tani përsëri edhe në vitin 2024 po e shpëtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jeni duke i parë zhvillimet politike që janë duke u zhvilluar në glob, përcaktimet ka dhe ka janë duke ec. Ndikimet e lindjes! Në Maqedoninë e Veriut ekziston edhe një parti që e kanë themeluar rusët. Zhvillimet që janë duke u zhvilluar në vend, të cilat synojnë ta ndryshojnë drejtimin e zhvillimeve gjeopolitike. Kush mund ta ndalë këtë? Fronti Europian”, tha mestjerash Duraku.

Advertisement

Ai potencoi se pikërisht për këtë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka zhvilluar një sërë takimesh për ta krijuar këtë “Front Europian”.

“Ndjehem krenar që jam pjesë e këtij fronti. Ndjehem krenar kur një populli, siç janë romët, ja shtrimë dorën. Ndjehem krenar kur bashkohemi bashkë edhe me turqit, që bashkë me ne shqiptarët të jenë më të fuqishëm në veprimet politike”, nënvizoi ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like