Vajza e Azem Hajdarit Rudina, kandidate për deputete në Elbasan

Deputetja Rudina Hajdari do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit si anëtare e partisë “Nisma Thurje” për zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Hajdari, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku gjithashtu ka ndarë me ndjekësit e saj arsyen se përse ka zgjedhur të kandidojë në Elbasan.

 

 

“Zgjodha Elbasanin, jo vetëm se jam rritur duke u larë në lumin Shkumbin, por sepse së bashku me shumë të rinj e të reja ne besojmë se mund të sjellim një ndryshim të vërtetë. Besojmë se Elbasani nuk mund të jetë vazhdojë të një qendër e krimit të organizuar e as të damkoset si i tillë.

 

Besojmë se Elbasani mund të zhvillohet si qendër industriale larg ndotjes dhe mungesës së kujdesit për shëndetin, siç ndodh deri më sot. Besojmë se qarku i Elbasanit ka një potencial të madh për t’u kthyer në një qendër të rëndësishme turistike”, – shprehet Rudina Hajdari në videon që bashkëshoqëron postimin.

Postimi i Rudina Hajdarit në “Facebook”:

Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë.

Advertisement

Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen.

Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit.

Nëse je gjetkë, sugjeroja këtë video miqve që njeh në qarkun e Elbasanit.

Nëse ke mundësi mund të dhurosh për fushatën te rudinahajdari.al.

Ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim.

Kemi edhe gjithë energjinë për tu përballur me një klasë të kalbur politike e cila na ka vjedhur deri në palcë.

Eja bashkohemi!

Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!

Ju falenderoj nga zemra

Advertisement
Advertisement

You May Also Like