Nënë e bijë nga Gjakova vdiqën së bashku në aksidentin tragjik në Kroaci

Estimated read time 1 min read
< img src="https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg" />
Advertisement

Ishte e dhimbshme për të parë lotët dhe për të dëgjuar britmat e familjarëve të personave që vdiqën në aksidentin e sotëm. Ata mbërrinë në spital pasditen e së dielës për të identifikuar të dashurit e tyre, shkruan mediumi kroat, Jutarnji.hr.

Dhjetë prej tyre vdiqën në vend, dhe megjithëse fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre.

Ndërkohë është bërë identifikimi i dy personave të tjerë, nënë e bijë ku familjarët e të cilëve, për arsye të kuptueshme, nuk ishin në gjendje të flisnin. Ata thjesht po kërkonin ngushëllim te njëri-tjetri, shkruan Jutarnji.hr, transmeton Gazeta Express.

Burimi i fotos: https://m.facebook.com/GazetaLajmi/posts/4464353890249946

Advertisement
Advertisement

You May Also Like