Ulet numri i rasteve të reja me Kovid-19 në rajonin e Tetovës

Gjatë tre javëve të kaluara shënohet ulje për 30 për qind e numrit të rasteve të reja nga Kovid-19 në rajonin e Tetovës. Javën e kaluar, prej 14 deri më 20 dhjetor, shënohen 206 raste të reja, prej 7 deri më 13 dhjetor ka pasur 286, ndërsa prej 30 nëntor deri më 6 dhjetor – 293.

Deri sot në mëngjes, 39 pacientë janë për mjekim spitalor në Spitalin klinik në Tetovë dhe kovid-qendrën. Më së shumti ka pasur 51 persona për mjekim spitalor

 

Për një nuancë është më e mirë gjendja gjatë javës së kaluar. Këtë fundjavë nuk ka raste të vdekjes. Tek pacientët e hospitalizuar shënojmë rikuperim, por ka edhe të atillë të cilët po përballen me pasoja sekondare nga Kovid-19, siç janë problemet me mushkëritë, vështirësitë neurologjike, koagulimi i përforcuar dhe të ngjashme”, deklaroi dr. Gëzim Nuredini, koordinues në kovid-qendër.

Advertisement

Javën që shkoi u shënuan gjithsej nëntë raste të vdekjes të moshës prej 51 deri 81 vjeçare./koha.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like