• 16-05-2021

U vesh si grua? Si u arratis Gruevski nga Maqedonia

U bënë dy vjet nga arratisja e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski nga Maqedonia drejt Hungarisë dhe akoma nuk dihet sakt se si ka ikur ai nga Maqedonia.

Pas shumë debateve dhe thashetheme, vetë ministri i brendshëm, Oliver Spasovski asokohe ka thënë se familja e të arratisurit Nikolla Gruevski ka qenë në Shtëpi kurr ai është arratisur, njofton nmk-post.com

Ministri Spasovski gjithashtu ka thënë se Gruevski nuk ka ikur në rrugë ajrore, por ka shfrytëzuar kalime të “gjelbërta” në disa zona kufitare që nuk mund të mbyllen hermetikisht.

Në Maqedoni ka spekulime të ndryshme për mënyrën se si është arratisur ish-kryeministri drejt Hungarisë aty ku kërkoi edhe azil.

Mediat maqedonase atëher raportuan se ka qenë i maskuar si grua, duke përdorur pasaportë bullgare, ndërsa arratisjen drejt Hungarisë e ka bërë përmes një makine diplomatike të shtetit ku kërkoi strehim për arsye./nmk-post.com

Read Previous

Don Xhoni dhe Trejsi Sejdini në lidhje(FOTO)

Read Next

Sa mund të zgjasë procesi gjyqësorë në Hagë?

%d bloggers like this: