U tallën me shëndetin e Erdoganit, 30 persona rrezikojnë të dënohen deri 4 vite burgim!

Estimated read time 2 min read

Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë e Turqisë njoftoi se janë ndërmarrë veprime ligjore kundër 30 personave që sajuan dhe propaganduan për shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, nën një hashtag në Twitter që tregonte se “Erdogan kishte vdekur”, njoftuan mediat turke.

Në Turqi po shtohen spekulimet për shëndetin e Erdoganit, 67 vjeç, i cili muajt e fundit është parë në publik duke ecur me vështirësi.
Pretendimet arritën pasi një video e presidentit u shpërnda të hënën në mbrëmje, ku shihet Erdogani duke ecur me vështirësi pasi pranoi urimet për Ditën e Republikës në pallatin e tij presidencial më 29 tetor.

Disa përdorues të mediave sociale pretenduan se Erdogan kishte vdekur nën hashtagun “ölmüş” (vdiq), pa një referencë të hapur për Erdoganin, i cili u bë një temë kryesore në trend në Tëitter turk.
Erdogan u pa për herë të fundit në publik të dielën, kur u takua me presidentin amerikan Joe Biden në margjinat e samitit të G20 në Romë.

Advertisement

Më pas ai anuloi pjesëmarrjen e tij të planifikuar në konferencën e klimës COP26 në Glasgoë, duke përmendur një mosmarrëveshje mbi protokollet e sigurisë.
Spekulimet e fundit duket se janë nxitur nga dështimi i Erdoganit për të marrë pjesë në një ceremoni të partisë së tij në pushtet, e cila të mërkurën festoi 19 vjetorin e ngritjes së saj në pushtet.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like