U fol për planin e zgjerimit të BE-së, krejt çka ndodhi dje në Shkup gjatë darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor dhe O’Brienin

Estimated read time 3 min read

U fol për planin e zgjerimit të BE-së, krejt çka ndodhi dje në Shkup gjatë darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor dhe O’Brienin

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas darkës që patën në Shkup me liderë të Ballkanit Perëndimor dhe zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, dhe drejtorin e Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.

Ai ka thënë se sonte janë mbledhur për të biseduar për Planin e Zgjerimit të BE-së dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.

“U mblodhëm në Shkup/Shkup për takimin “Ballkani Perëndimor takohet me BE-në” si pjesë e BB6 për të diskutuar mbi Planin e Rritjes së BE-së me 🇪🇺 dhe 🇺🇸. Theksova se Plani i Rritjes së BE-së dhe CRM i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE dhe se fondet e BE-së duhet të lidhen me vlerat e BE-së.”, ka thënë Kurti.

Kurse kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, shprehet i kënaqur që ka takuar kryeminisrat e Shqipërisë e Kosovës, Ramën e Kurtin, në prag të Samitit të BE-së në Shkup si dhe aleatë të tjerë.

Ahmeti ka publikuar edhe fotografi nga Shkupi si dhe ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për stabilitet dhe unitet.

“Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura si dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit. Vlera e ndarë nga për këtë plan në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro”, shkruan Ahmeti.

Advertisement

E Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, në prag të takimit ka deklaruar se takimi mes liderëve po zhvillohet atmosferë miqësore, si dhe ka ndarë fotografi.

Në dy postime të bëra në “X” lidhur me këtë ngjarje, kryeministri Kovachevski pohon se vendi i shteteve të rajonit është në Bashkimin Evropian.

“Të gjithë ne – si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Evropë – kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, deklaron ai.

Në postimin në “X”, ai shkroi:

“Në prag të takimit të nesërm të liderit në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sonte në një atmosferë miqësore me liderët e Ballkanit Perëndimor konfirmuam qëndrimet tona për integrimin e rajonit në BE”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like