Breaking News :

nothing found
18-08-2022

Fauçi: Vaksina kundër Covid-19 mund të bëhet e detyrueshme!

Advertisement

Anthony Fauci beson se vaksinimi kundër COVID-19 mund të jetë i detyrueshëm gjatë udhëtimeve, por mbetet i pasigurt nëse vaksina ndalon përhapjen e virusit dhe rekomandon që njerëzit të vazhdojnë të mbajnë maska.

Siç shpjegoi ai, vaksinimi i detyrueshëm mund të futet nga institucione individuale.

“Gjithçka do të jetë në tryezën e diskutimit”, tha Fauci kur u pyet në lidhje me detyrimin për të vaksinuar në nivelin lokal, si dhe për udhëtimet, transmeton Telegrafi.

 

Megjithëse ata nuk besojnë se do të ketë një urdhër nga autoritetet më të larta të vaksinimit, sepse, siç theksuan Shtetet e Bashkuara, ajo pothuajse kurrë nuk ka futur vaksinimin e detyrueshëm për një sëmundje në nivelin federal, raporton thenewyorkpost.

Fauci ende beson se disa institucione do të kërkojnë vaksinim dhe një certifikatë vaksinimi.

“Për shembull, vaksinat për gripin e zakonshëm dhe hepatitin B janë të detyrueshme në shumë spitale. Si mjek në spitalin tim, nuk do të isha në gjendje të shihja pacientë nëse nuk do të vaksinohesha kundër gripit dhe hepatitit B”, vuri në dukje Fauci.

Më shumë se tre milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë deri më tani vaksinën COVID-19. /Telegrafi/

Advertisement

Read Previous

Roth: Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor

Read Next

Shkencëtarët: Pritet tërmet i madh që do të vrasë 40 milionë njerëz