Turqia njofton masat e reja kundër virusit, gjatë muajit të Ramazanit

Turqia ka njoftuar një bllokim të pjesshëm dy-javor për të ndihmuar në parandalimin e shpërthimit të fundit të coronavirusit të ri (COVID-19).Duke folur para gazetarëve pas një takimi të kabinetit, presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se masat e reja kundër virusit do të hyjnë në fuqi të mërkurën në mbrëmje dhe se do të vazhdojnë për dy javët e para të muajit të Ramazanit.Ndër kufizimet e reja është një zgjerim i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve gjatë ditëve të javës, përkatësisht nga ora 7 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit, gjatë të cilës do të ndalohet edhe udhëtimet ndër-qytetore, duke përjashtuar situatat e nevojshme dhe urgjente.Kafenetë, restorantet dhe çajtoret po ashtu do të ofrojnë vetëm shërbime për të marrë me vete, ndërsa sallat e dasmave, qendrat sportive dhe sallat e lojërave do të mbyllen deri në fund të festës së Bajramit, raporton Anadolu Agency.Më 14 janar, Turqia filloi një fushatë masive të vaksinimit kundër coronavirusit, duke filluar me punonjësit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut tek vaksinat.Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia në mbarë vendin deri më tani ka administruar mbi 19 milionë doza të vaksinës, rreth 7.7 milionë e të cilëve kanë marrë dozën e dytë.Në konferencën për media, presidenti Erdoğan foli edhe për zhvillimet aktuale rajonale dhe më gjerë.Ai theksoi se “çdo hap që Turqia dhe Ukraina ndërmarrin për të përmirësuar lidhjet po ashtu kontribuon në paqen dhe sigurinë rajonale”.“Dialogu që Turqia ka mbajtur me Rusinë çoi në zhbllokimin e krizave në rajon me sukses para se ato të arrinin dimensione të rrezikshme”, u shpreh Erdoğan.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like