Donald Trump: Vaksina e dytë Covid u krijua në kohën që unë jam president!

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas njoftimit të kompanisë amerikane Moderna se vaksina e saj është 95% efektive në parandalimin e Covid. Ajo u testua në 30 mijë vullnetarë dhe pritet që testimet të shtrihen edhe më gjerë, deri në miratimin përfundimtar të vaksinës. Trump shkruan se ky është një lajm i madh dhe madje u kujton historianëve se vaksina për të mposhtur “Murtajën e Kinës” ka ndodhur në kohën e tij.

Ai shkroi:

Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive. Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën në kohën kur unë isha president.
Advertisement

Moderna është kompania e dytë pas Pfizer, e cila ka deklaruar se është shumë pranë zbulimit përfundimitar të vaksinës kundWr koronavirusit. Pritet që SHBA të ketë dy vaksina të autorizuara për përdorim emergjent në dhjetor të këtij viti.

 

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like