• 25-06-2021

“Vauçerët për turizëm keqpërdoren”?! Persona privat i shesin online!

Një pjesë e qytetarëve i shesin nga 6000 denarë vauçerët për turizëm. Në rrjetet sociale vazhdimisht publikohen shpallje për shitjen e vauçerëve që Qeveria së bashku me Ministrinë e Ekonomisë ua ndau personave me të ardhura të ulëta që të shkojnë në pushim në destinacionet turistike në vend. Në rrjetet sociale ofrohen edhe vauçerë me çmim prej 3000-4000 denarëve, ndërsa ka edhe të tillë që shesin nga dy vauçerë. TV21 u lajmërua në disa numra të telefonit. Një prej personave që shiste vauçerë thotë se dokumentacioni do të jetë legal për shkak se do të na i dërgojë të gjithë dokumentet e nevojshme.

“Do ju japim ne komplet. Të dhënat që janë, do të bëjmë kopje. Edhe letërnjoftimin tim dhe të bashkëshortes, do t’i dorëzosh atje ku do të shkosh dhe do të të japin kartë. Sa do më kushtojë kjo? Ju thash që dy do ju jap për 100 euro. Ndërsa atje i japin për 200, dyfish. Ti do të merresh vesh nëse do Ohër, Strugë, Banjë, kudo. Do të lajmëroheni në hotel, sa kushton dita, do të porositini, do të caktoni, e keni të paguar”.

Nga ana tjetër nga Ministria e Ekonomisë thonë se janë të kënaqur nga numri i vauçerëve të shfrytëzuar turistik. Thonë se çdo ditë u dorëzohen dokumente nga vauçerët e përdorur e më pas Inspektorati shtetëror i tregut i bën kontrollet në terren.

“Ministria e Ekonomisë është e kënaqur me shfrytëzimin e vauçerëve turistik. Për momentin janë shfrytëzuar 43 mijë vauçerë turistik për turizmin vendor. Sa i përket keqpërdorimit eventual të vauçerëve apo kuponëve për turizëm, Ministria e Ekonomisë në nivel ditor, listën e vauçerëve të shfrytëzuar të njëjtën ditë e dërgon në Inspektoratin shtetëror të tregut dhe ata i bëjnë kontrollet në terren”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Përndryshe me dekret me fuqi ligjore u parapa që personat që kanë marrë vauçerë të parashtrojnë edhe dokumentacionin e nevojshëm dhe në të njëjtin moment që i shfrytëzojnë vauçerët të jenë të pranishëm fizikisht.

Numri i përgjithshëm i vauçerëve të ndarë për turizëm është 115 mijë, në lartësi prej 16 milion eurove. Duhet të shfrytëzohen nga 15korriku deri më 15 dhjetor të vitit 2020. Duke pasur parasysh se deri më tani janë shfrytëzuar 43 mijë vauçerë, mbeten edhe 72 mijë vauçerë për turizëm. Këto vauçerë më së voni mund të shfrytëzohen deri më 15 dhjetor.

Read Previous

Donald Trump: Vaksina e dytë Covid u krijua në kohën që unë jam president!

Read Next

Osmani: Shoqëria jonë është shembull për demokraci multietnike

%d bloggers like this: