Tronditet Maqedonia – Vajza 4 vjeçe përfundon në spital, nëna e saj e ka braktisur dhe u detyrua të kërkoj lëmoshë

Estimated read time 1 min read

Prokuroria Themelore Publike në Strumicë ka nisu procedurë hetuese ndaj një nëne, e cila dyshohet se ka braktisur dhe keqtrajtuar fëmijën e saj, që dënohet sipas nenit 201, paragrafi 3 nga Kodi Penal, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se vajza ka përfunduar në spital, pasi ishte e detyruar të kërkojë lëmoshë, shtojnë se Qendra për Punë Sociale është angazhuar që të sigurohet mbrojtje e tre fëmijëve të tjerë të familjes.

“E dyshuara, ndonëse ishte e detyruar të mbështeste dhe të kujdesej për jetën dhe shëndetin e vajzës së saj 4-vjeçare, kishte neglizhuar rëndë detyrën e saj prindërore për kujdes dhe edukimin, e braktisi atë dhe lejoi që fëmijën të kërkonte lëmoshë, gjë që ndikoi negativisht në zhvillimin e saj, shëndetin dhe sigurinë personale. Si pasojë, shëndeti i fëmijës është dëmtuar rëndë dhe më 17 janar 2024, fillimisht është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës, e më pas është shtruar në Klinikën për Sëmundje të fëmijëve në Shkup”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like