Tre vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Kurti përmend vetëm Rexhep Selimin

Estimated read time 2 min read

Me rastin e tre-vjetorit të ngritjes së aktakuzës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka akuzuar pushtetet e kaluara për gabime të cilat siç thotë ai, tani po peshojnë dhe po dëmtojnë.

Në një mbledhje Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka thënë se mbeten të patundur se Ushtria Çlirimtare është e drejtë edhe e pasur, prandaj shton se i kanë kundërshtuar gjykimet e padrejta atëherë kur vendosej për to.

Kurti e ka përmendur bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimin, duke e cilësuar si 10-shin e UÇK-së.

“Të gjithë bashkë të bëjmë më shumë e të shkojmë te nota 10, të shkojmë te 10-a, asgjë më pak se shkëlqyeshëm nuk mund të jetë synimi ynë. Meqë ra fjala për 10-shën, para se të flasë për të arriturat, rezultatet dhe sukseset e qeverisjes sonë dëshiroj të kujtoj me mall mikun dhe bashkëveprimtarin tonë, luftëtarin e lirisë, 10-shin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Rexhep Selimi tash e tre vjet po vuan në burgun e Hagës. Deputeti i ynë qysh në 2010-n, kur edhe së pari vendosi të marrë pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Mezi presim të na kthehet. Mbetemi të patundur në bindjen se Ushtria Çlirimtare e drejtë është edhe e pasur, prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta atëherë kur vendosej për to, por ja që gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”, ka thënë Kurti.

Advertisement

Ndryshe, Dhomat e Specializuara në Hagë më 5 nëntor 2020 bënë publike aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours