Tre milionë euro për lirimin e qytetarëve serb nga pagesa rrugore, reagon opozita shqiptare

Qeveria miratoi vendimin për të liruar shtetasit e Serbisë nga pagesa rrugore, gjatë tranzitimit nëpër vendin tonë në periudhën e pushimeve verore. Gjatë tre muajve të verës, turistët nga Serbija do të pajisen me M-smart kartela, për kalimin falas nëpër pikat pagesore dhe për to Ministria e Financave sipas këtij vendimi, do të ndajë 3 milionë euro.

Dushko Arsovski

“Qeveria në seancën e djeshme e miratoi injformatën e përpiluar nga Ndërmarrja për Udhë shtetërore dhe Ministria e transportit dhe lidhjeve që ka të bëjë me përgaditjen e kartelave elektronike për turistë nga Republika e Sërbisë të cilët do të tranzitojnë kah koridori 10 prej 15 Qershor deri 15 gusht të këtij viti. Angazhohet Ministria e Financave që të transferojë 172.000.000 denarë për përpilimin e 200.000 M-smart kartela. MPB është e angazhuar që të shpërndajë kartelat elektronike veturave që do të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare në Tabanovcë”.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar opozita shqiptare të cilët akuzojnë se me këtë vendim Qeveria diskriminon të gjitha vendet e tjera fqinje si dhe qytetarët e vet, në veçanti banorët e fshatrave për rreth autostradës që duhet të paguajnë taksë për të hyrë në fshatin e tyre.

Albon Xhemaili

“Me vendimin për të ndarë 200.000 vauçerë për lirimin nga pagesa rrugore për turistët nga Serbia, Qeveria diskriminon të gjithë fqinjët e tjerë nga të cilët vendi poashtu ka pasur përfitime, bashkëpunim dhe raporte të mira fqinjësore. Për këta vauçerë Ministria e Financave do të shpenzojë gati 3 miljon euro, para të taksapaguesve vendor, të cilët duhet të paguajnë tani çmimin e lëmoshës nga Sërbia që erdhi si pasojë e paaftësisë së Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të siguruar vaksina kundër KOVID19. Nga ana tjerër, banorë të fshatrave për rreth autostradave detyrohen për çdo ditë të paguajnë pagesën rrugore për distanca të shkurtëra gjatë lidhjes me qytetin”.

Advertisement

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i kanë bërë thirje Qeverisë që urgjentisht të ndryshojë vendimin. Ata propozojnë që në radhë të parë të gjindet zgjidhje e përhershme për banorët lokal që paguajnë edhe pse nuk shfrytëzojnë autostradat. Gjatë sezonit turistik, opozita shqiptare kërkon që nga pagesa rrugore të lirohen shtetasit e të gjitha vendeve fqinje dhe me kusht, nëse destinacion kanë qendrat turistike në vend, por jo edhe ata që vetëm tranzitojnë për të shkuar në vende të treta.

Arben Zeqiri /SHENJA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like