Një 17-vjeçar është therur me thikë sot në Prishtinë.
Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në një autobus që ndodhej në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, raporton Zeri.info.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila ka thënë se personi i cili është therur është dërguar për tretman mjekësor dhe se policia po heton rastin pasi të dyshuarit janë në arrati.
“Rreth orës 17:00 është raportuar një rast Lëndim Trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti për “Zërin”.