Thaçi uron mësimdhënësit me rastin e festës së 7 Marsit

Kryetar i PDSH-së, Menduh Thaçi ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e festës së 7 Marsit. Raporton botasot.info

“Dita e Mësuesit është një ngjarje me rëndësi kulturore dhe kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë.

Në këtë ditë përshëndesim mundin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve shqiptarë kudo që vepruan, duke sakrifikuar shumë që tek të gjithë brezat të kultivohet dija, edukimi dhe vlerat më të larta kombëtare.

Advertisement

Për nder të 7 Marsit, ditës së arsimit shqip, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë.”, thuhet në telegramin e Menduh Thaçit

Advertisement
Advertisement

You May Also Like