Kryetari demokrat, Lulzim Basha në një reagim në rrjetet sociale, thotë se hapat e marra në vijim nga qeveria dhe ministrisë shëndetësisë të cilat u njoftuan sot nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu janë të pakta dhe janë të vonuara, ndërsa thekson se ka mbi 6 muaj që PD ka propozuar plan masash për të përballuar pandeminë, por që nuk janë marrë parasysh nga kryeministri duke lënë Shqipërinë vendin e fundit në çdo fushë.
“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.
Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha.