Tetova pa uji, ‘Eco-Guerilla’ letër kryeministrit Zoran Zaev

I nderuar Kryeministër Zaev,

A e dini se ditët e fundit Tetova ka qenë pa ujë? Arsyet: në Malin Sharr, në lokacionin e Leshnicës në kaptazhën e posandërtuar ka rrëshqitje të mëdha të dheut me çka është dëmtuar seriozisht rrjeti. Pasojat: vetëm 300 metra afër kaptazhës është ndërtuar një nga mini-hidrocentralet e shumta që po shkatërrojnë natyrën në Malin Sharr.

A e dini se Drejtorja e Inspektoratit të ambientit jetësor Ana Petrovska në muajin nëntor pat paralajmëruar që nga ndërtimi i hidrocentralit në Malin Sharr, në lokacionin e Leshnicës mund të ndotet uji për pije dhe të rrezikohen qytetarët e Tetovës të mbesin pa ujë. Pat ngritur dyshime për lejet e ndërtimeve. Dhe pikërisht sot ai paralajmërim bëhet realitet. Organizatat ambientaliste dhe ekspertët me vite ju kanë paralajmëruar për këto pasoja katastrofale.

Për fat të keq ligji për shpalljen e Malit Sharr për park nacional bëhet në atë mënyrë që mundëson ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura. Me këtë kjo Qeveri në mënyrë flagrante shkel Konventën e Bernës dhe atë të Aarhusit.

Shoqata Eko-Svest dhe Shoqate Maqewdonase ekologjike juve ju është drejtuar menjë letër ku ju kërkon të ndaloni ndërtimin e hidrocentraleve të reja duke elaboruar në detaje të gjitha arsyet. Nuk e di nëse e keni lexuar dhe nëse jeni përgjigjur. Këto hidrocentrale të vogla kontribuojnë në sistemin kombëtar të energjisë me rreth 4.6% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike ndërsa nga xhepi i qytetarëve nga faturat e energjisë elektrike marrin rreth 13 milion euro subvencione do vit. Dëmi që i shkaktohet lumenjve, florës dhe faunës, natyrës dhe fshatrave si në Mavrovë si në Sharr është i përmasave të mëdha. A jeni të vetëdijshëm se Qeveria me këtë subvencionon EKOCID duke shkatërruar natyrën?

Advertisement

A e dini se në fshatrat Tearcë, Dobrosht prej fillimit të ndërtimit të hidrocentraleve banorët janë të privuar nga e drejta për ujë të pijshëm? Ata duhet të blejnë ujë për pije në shishe. Çka keni ndërmarë ju për këtë skandal?

Dhe në fund – a e dini se parlamenti i Bosnjës dhe Hercegovinës në muajin shtator të vitit të kaluar solli ligj me të cilin ndalohen hidro-centralet e vogla? A e dini se Qeveria e Malit të Zi e ka ndaluar ndërtimin e hidro-centarleve të vogla? Shqipëria poashtu. Dhe kush është Maqedonia që me kaq ngulm shkon në drejtim të kundërt duke shkelur edhe Konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën. A do merr dikush përgjegjësi për këtë EKOCID të subvencionuar nga Qeveria?

Qytetarët duan të dijnë çfarë pengu keni te Hidro-Mafia? Grykësia për përfitime materjale nuk mund të jetë mbi shëndetin e njerëzve dhe shkatërrimin e natyrës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like