Takimi Kurti-Vuçiç, Petkoviç: Serbia gati për dialog!

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç ka thënë se Serbia është absolutisht e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën, por njohja e ndërsjellë nuk është aspak temë. Përmes një njoftimi për mediat nga zyra e Petkoviç thuhet se ‘politikanët shqiptarë, me mesazhin kërcënues se rezultati i vetëm i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë njohje reciproke, vërtetuan drejtpërdrejt se ata nuk janë të interesuar për dialog dhe marrëveshje’.

“Në vend që të mashtrojnë publikun dhe të sabotojnë dialogun në baza ditore, le të pranojnë se nuk janë të interesuar në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit, por në mbrojtjen e konfliktit të ngrirë dhe tensioneve të përditshme në terren, të cilat fatkeqësisht janë një rrezik qe rrisin tensionet dhe hendekun që ekziston midis popujve në territorin e Kosovës “, thuhet në njoftimin për mediat./EuronewsAlbania/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like