Breaking News :

nothing found
29-03-2023

Testimet e shpejta për Covid 19 nga sot edhe në Shqipëri

Advertisement

Në Shqipëri sot do të nis përdorimi i testeve të shpejta për personat që shfaqin simptoma të COVID-19, përgjigjja e të cilave del brenda 15-30 minutave.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëron se do të hapen edhe disa pika në Tiranë dhe në qytete të tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt 100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan ministrja.

Aktualisht, Shqipëria disponon 100 mijë teste të shpejta

Advertisement

Read Previous

BE ka një lajm të keq për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Read Next

Edhe në kohë pandemie, partitë “mbushin” xhepat e tyre