Edhe në kohë pandemie, partitë “mbushin” xhepat e tyre

Në komisionin për sistem politik, në fundjavë deputetët e pozitës dhe opozitës u bën bashkë për të kaluar Ligjin për financim e partive politike. Sipas kësaj, deri në fund të vitit në arkën e partive politike do të hyjnë afërsisht deri më 4 milion euro, njofton nmk-post.

Mjetët që tani u dedikohen partive janë ato mjete buxhetore të shkurtuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Gazetarët japin vlerësimin e tyre se ky vendim për financimin e partive është veprim i “nxituar”, sepse tani gjendemi në kohë pandemie.

Gazetari Urim Saliu deklaron për nmk-post se tani në këtë krizë globale nga pandemia, ku shumë biznese kanë falimentuar nuk është e logjikshme që subjektët politike t’i “mbushin xhepat e tyre”. Më tej gazetari Saliu thotë se kjo tregon qëllimin e një “shteti partiak” se sa shtet social dhe kjo përbën një skandal.

“T’u kthejmë 4 milion euro partive tona, s’ka rëndësi se jemi në pandemi. S’ka rëndësi se shumë biznese kanë falimentuar, shumë njerëz kanë humbur vendet e punës dhe shumë qytetarë janë varfëruar akoma më shumë. Ky është ai mentaliteti partiak prej kohësh që ka për qëllim interesat e tyre dhe jo ato të qytetarëve. Fakti që deputetët e votuan kthimin e 4 milion eurove partive të tyre politike e tregon qartë këtë. Kjo tregon qëllimin e një shteti partiak më shumë se sa social ose ngjajshëm dhe kjo përbën një skandal në këto rrethana. Është një veprim i nxituar sepse janë në pyetje shumë faktorë përfshirë këtë pandemi që ka rezultuar fatale në shumë sfera. Sa të mirren këto para nga buxheti për partitë ,do ishte mirë që këto të dedikoheshin për qëllime tjera”, ka deklaruar gazetari Urim Saliu.

Në anën tjetër, njohësi i proceseve politike Berat Azizi mendon se qeveria këto mjete është dashur t’i destinojë në shëndetësi ose në arsim, sepse jemi në krizë të madhe shëndetësore. Më tej, sipas Azizit më shqetëues është fakti se asnjë subjekt politik nuk e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Advertisement

“Unë mendoj se qeveria është dashur që këto mjete ti destinojë në shëndetësi ose në arsim sepse jemi në kohë krize shëndetësore dhe ekonomike dhe shumë më mirë do të ishte që këto 3 milion euro të shpenzohen për shëndetësi dhe për arsim respektivisht për furnizimin e nxënësve me laptop dhe tablet pasi mësimi zhvillohen online. Në anën tjetër ajo që është më shqetësuese ka të bëjë me faktin se asnjëra nga partitë politike nuk e ka kundërshtuar këtë hap të qeverisë dhe kjo vë në dyshim sinqeritetin er deputetëve të cilët kur është në pyetje interesi i tyre apo i partisë bëhen bashkë, ndërsa kur është në pyetje interesi i përgjithshëm i qytetarëve apo edhe i vendit ka kundërshtime dhe mospajtime. Unë mendoj se opoziat është dashur ta ngrejë zërin në këtë rast dhe të bllokojë procesin e ndarjes së mjeteve në vlerë prej 3 milion euro për partitë politike dhe të kërkojë që këto mjete të shpenzohen në shëndetësi. Është absurd që në kohë pandemie partitë politike të përfitojnë miliona euro, ndërsa qytetarët të paguajnë testin për Kovid dhe për barnat”, deklaroi gazetari Berat Azizi për Nmk-post./Northmacedonia-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like