Tërmeti godet Kretën në Greqi

Estimated read time 1 min read

Një tërmet i magnitudës 5.8 të shkallës Richter goditi ishullin grek të Kretës mëngjesin e sotëm.

Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në orën 9:17 (ora lokale greke) sipas Qendrës Evropiane të Sizmiologjisë (EMSC) dhe Institutit Amerikan të Gjeologjisë (USGS).

Fillimisht tërmeti u raportua i magnitudës 6.5, por më pas u përcaktua të ishte i magnitudës 5.8 me epiqendrën rreth 25 kilometra në juglindje të qytetit Heraklion. Thellësia e lëkundjeve raportohet të ketë qenë 10 kilometra.

Mediat lokale raportuan duke cituar banorë të qytetit Heraklionit dhe Santorinit, se lëkundjet zgjatën gjatë.

Advertisement

Fillë pas tërmetit të fuqishëm u regjistruan pasgoditje të tjera të magnitudave 3.8-4.5 Richter.

Kryetari i Bashkisë Arkalochori, qytet në Kretë, i tha gazetës Kathimerini, se aktualisht janë raportuar vetëm dëme materiale si kisha, apo ndërtesa të vjetra arkeologjike.

Media lokale “CretaLive” raportoi se të paktën tre persona janë konstatuar të bllokuar nën rrënoja.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like