Të dielën në Podujevë mbahet marsh për 18-vjeçarin e vrarë

Estimated read time 1 min read

Të dielën në Podujevë do të mbahet marsh për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje.

Marshi pritet të mbahet me fillim nga ora 13:00, ku marshuesit do të nisen nga vendi ku është sulmuar 18-vjeçari, për të shkuar deri tek komuna e Podujevës.Këtë e ka bërë të ditur një familjar i Lulzimit për Klanin.

Advertisement

Kujtojmë se Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçari nga Podujeva u rrah për vdekje nga dy të mitur (16 dhe 17 vjeç) më 14 janar në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like