Taravari: Gjendja e krizës duhej të shpallej më herët

Sekretari Gjeneral i ASH-së dhe kryetari aktuali i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sonte në emisionin “ClickPlus”në TV 21 tha se gjendja e krizës duhejt të shpalljes sa më herët, pasi numri i lartëi të infektuarve dhe vdekjeve nga kovid 19, ka qenë brengosës kohëve të fundit.

“Në parim si parti politike jemi dakord për shpalljen e krizës, por ajo duhej të shpallje më herët. Ne si parrti kemi kërkuar të merren masa më konkrete për menaxhim me pandeminë. Kohëve të fundit kemi pasu jashtëzakonisht numër të lartë të infektimeve dhe atyre që vdesin. Për kokë banori, Maqedonia e Veriut është në vendin e parë në Evropë për nga vdekshmëria nga koronavirusi”, tha Arben Taravari.

Advertisement

Ai tha se brengosëse është se si është menaxhuar pandemia.

“Duke u nisur nga faqja e Ministrisë së Shëndetësisë, që funksionon vetëm në maqedonisht, fletë shumë se sa shtetit i ka interesuar për të informuar çdo qytetarë për këtë virus”, tha më tej Taravari.

Për momentin, tha ai, nuk kemi nevojë për orë policore pasi kjo do të ndikon keq në ekonomi. FLAKA

Advertisement
Advertisement

You May Also Like