Ndarja nga jeta e Bashkim Finos – Rama: 29 marsi, ditë zie kombëtare

Qeveria ka vendosur të shpallë 29 marsin ditë zie kombëtare në nderim të deputetit socialist Bashkim Fino i cili humbi sot betejën me koronavirusin. Kreu i qeverisë Edi Rama ka postuar vendimin në rrjetet sociale. Në vendimin e qeverisë thuhet se 29 Marsi do të shpallet ditë zie në nderim të kryeministrit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, deputet në disa legjislatura.
Ditën e sotme në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë. Fino do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 16:00, ndërsa shpenzimet funerale dhe të ceremonialit do të përballohen nga institucioni organizator./Mapo/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like