Takim i kryeparlamentarit Xhaferit me koordinatorët e grupeve parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi mban takim me koordinatorët e grupeve parlamentare. Xhaferi siç është paralajmëruar nga kabineti i tij do të mbajë në orën 14 konferencë shtypi, transmeton Zhurna.
Në Kuvend mbrëmë është dorëzuar propozim- ligj për shtyrjen e regjistrimit që ishte miratuar në seancën e qeverisë. Grupet parlamentare deri në Kuvend kanë dorëzuar ndryshime për Kodin zgjedhor ku parashihet përdorimi i fingerprintit në zgjedhjet lokale si dhe prolongimi i zgjedhjeve lokale për gjysmën e dytë të tetorit për shkak të anulimit të regjistrimit në shtator.

Pritet pas këtij takimi të dihet se kur do të mbahet seanca për miratimin e këtyre ligjeve. Kryetari i Kuvendit Xhaferi për MIA tha se seanca do të caktohet konform procedurave ose Rregullores së Kuvendit dhe kushtetutës.
Shtyrja e regjistrimit dhe zgjedhjet lokale si dhe përdorim i i fingerprintit dhe zhbllokimi i ligjeve tjera në Kuvend është dakorduar në takimin e liderëve të dy partive më të mëdha në vend LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like