• 08-03-2021

Tabaku: Rama dështoi me krizat e tërmetit dhe pandemisë!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se kryeministri Edi Rama dështoi që t’i përgjigjet në kohë krizës së shkaktuar nga tërmeti dhe në ndihmën ndaj qytetarëve përgjatë pandemisë. Me anë të një statusi në rrjetet sociale ajo shprehet se buxheti i vitit 2021 nuk është ideuar për të ndihmuar qytetarët.

“Rama dështoi në menaxhimin e dy krizave të mëdha të këtij viti. Qeveria dështoi t’i përgjigjej në kohë krizës së shkaktuar nga tërmeti, dështoi dhe të siguronte ndihmën e duhur njerëzore dhe ekonomike ndaj biznesit dhe qytetarëve përgjatë pandemisë.  Rezultati është 1 mld euro rënie në GDP-në e vendit dhe një krizë e madhe në ekonominë dhe rritje të papunësisë.

INSTAT raporton se rënia ekonomike në vend për 3 mujorin e tretë është 130 mln euro ndërsa Produkti Brendshëm bruto, pra çfarë prodhon e gjithë ekonomia jonë, është kontraktuar me 3.3%. Parashikimet flasin se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së.

Buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët. Varfëria do të rritet sikundër dhe BB e ka parashikuar duke shkuar në nivelet e 2005, pra shqiptarët do të kthehen 15 vjet pas tek të ardhurat e tyre. Ndërkohë që në këtë kohë krize ku janë humbur nga ekonomia 1 mld euro qeveria shqiptare do të japë për PPP-të e programuara 120 mln euro duke u rritur me 40% në raport me këtë vit.

Gjëja e fundit që i intereson kësaj qeverie jemi ne, qytetarët e Shqipërisë. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Rama gjithnjë e më shumë dështime. Ne, Partia Demokratike, do të sjellin ndryshim dhe një shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan Tabaku./mv.abcnews.al

Read Previous

Lutfi Haziri propozohet kandidat për Kryeministër të Kosovës, ja nga kush!

Read Next

Tri tërmete të forta brenda një ore godasin Kroacinë (FOTO+VIDEO)

%d bloggers like this: