Sveçla: INTERPOL-i shpall në kërkim ndërkombëtar sulmuesit e Banjkës

Estimated read time 2 min read

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se ka marrë njoftim nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla thotë se llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme.

“Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”.

Advertisement

Më 24 shtator si pasojë e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovë heroi Afrim Bunjaku.

Ndërkohë, lidhur me sulmin, më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i pati lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për përgjegjësin e sulmit Milan Radoiçiq, i cili pati deklaruar se e kishte udhëhequr sulmin terrorist.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like