Kongresi i sotëm i ASh-së në Shkup, këto janë vendimet që janë marrë

Estimated read time 2 min read

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari, sot në Shkup është duke mbajtur kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin kanë marrë disa vendime.

Në mesin e vendime që kanë sjellë përkrahësit e Taravarit në parti, është edhe shfuqizimi i pozitës së Kryetarit të Kuvendit dhe të kompetencave të organit të njohur paraprakisht si Kryesia e ngushtë e partisë. “U shfuqizuan vendimet e mbledhjes jolegjitime të Kuvendit të Partisë, mbajtur në më 10 shkurt 2024, pasi që e njëjta u karakterizua me shkeljke të shumta statutare, manipulime dhe falsifikime tanimë të faktuara, për të cilat sot të karakterizuar me manipulime dhe falsifikime Aleanca për Shqiptarët paralajmëroi ngritjen e një padie penale ndaj abuzuesve”.

Advertisement

“U miratua ndryshimi i statutit të Aleancës për Shqiptarët, duke shfuqizuar ndryshimet statutare të miratuara në Kongresin e III të jashtëzakonshëm mbajtur më 24 dhjetor 2022, dhe rikthyer versionit paraprak të statutit, miratuar më 27 mars 2022 në Kongresin e II të Partisë, me synim të eliminimit të disfunksionaliteteve në vendim-marrjen partiake. Një nga implikimet imediate të këtyre ndryshimeve është çbërja e pozitës së Kryetarit të Kuvendit dhe të kompetencave të organit të njohur paraprakisht si Kryesia e ngushtë e partisë”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like