Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në kantonin Tiçino (në jug të vendit), njoftoi policia rajonale, e cila nuk përjashton shkaqet për “motive terroriste” gjatë sulmit, njofton korrespondenti i MIA-s.
Njëra nga viktimat e sulmit u lëndua rëndë, por pa rrezikuar jetën e saj, ndërsa e dyta ka lëndime të lehta, kumtoi policia, e cila u paralajmërua për sulmin pak para orës 14:00 të pasdites. Sipas elementëve të parë të hetimit, sulmuesja e moshës 28 vjeçe, u përpoq të mbyste njërën nga dy gratë me duar dhe tjetrën e plagosi me thikë në qafë.
Klientë të tjerë në supermarket arritën ta kontrollonin atë, që më vonë u arrestua, shtoi policia. Policia rajonale theksoi se ata “nuk përjashtojnë motivet terroriste”, duke specifikuar se ata janë duke punuar në këtë rast me policinë e konfederatës zvicerane dhe policinë lokale të Llugano./tv21