Stuhia e dimrit : SHBA 90 persona kanë vdekur

Estimated read time 1 min read

Të paktën 25 persona kanë vdekur në Tenesi dhe 16 në Oregon, ku gjendja e jashtëzakonshme mbetet në fuqi pas stuhive të forta të akullit.

Dhjetëra mijëra njerëz ishin pa energji elektrike, duke përfshirë 10,000 banorë në Oregon, 8,000 në Karolinën e Veriut, 7,000 në Kaliforni dhe 4,300 në Kentaki, raporton BBC.

Megjithëse numri i vdekjeve është më i lartë në Tenesi dhe Oregon, vdekjet janë raportuar gjithashtu në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Wisconsin, Nju Jork, Nju Xhersi dhe gjetkë.

Advertisement

Javën e kaluar në Portland, tre persona u goditën nga rryma kur një linjë elektrike ra në makinën e tyre për shkak të erërave të forta.

Pesë persona, shumica e të cilëve të pastrehë, vdiqën në Seattle gjatë katër ditëve për shkak të kushteve të dimrit.

Sipas meteorologëve, vala e akullit pritet të vazhdojë deri në mesin e javës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like