Filipçe: Procesi i imunizimit po zhvillohet sipas planit

Autoritetet në vend njoftojnë se situata epidemiologjike me virusin corona në vend shkonë drejtë stabilizimit, ndërsa procesi i imunizimit të popullsisë po zhvillohet sipas planit të paraparë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një postim në rrjetin social facebook bëri të ditur se imunizimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut është duke u zhvilluar sipas planit të parap, sipas tij, termine për tu vaksinuar kanë marrë të gjithë qytetarët mbi moshën 40 vejeç të cilët aplikuan për tu vaksinuar deri më datë 30.prill. 2021. Ndërkaq nga mbrëmë ka filluar vaksinimi i personave të cilët janë në dializë dhe pacientët të cilët janë me transplante.

Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë

Termine për vaksinim kanë marrë të gjithë qyetatrët mbi 40 vjeç nga Shkupi të cilët shprehen vullnet deri më datë 30.04.2021 të vaksinohen. Në periudhën prej tre ditëve do të marrin termine edhe qyetatrët nga qytetet e tjera. Nga mbrëmë ka filluar vaksinimi i pacientëve në dializë dhe atyre me transplante. Procesi i imunizimi në vend po zhvillohet me tempo të shpejtë.

Vaksinimi në vend kryhet me vaksinat “Sinofarm” dhe “Pfizer” dergesat e kësaj të fundit në vend mbërrijnë çdo të hëne. Ndërsa, me arritjen e 100 mijë vaksinave kineze si donacion nga armata kineze autoritetet shpresojnë se do të përmirësohet edhe pasqyra epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, vaksinimi i personave mbi 70 vjeç me vaksinën AstraZeneka do të fillojë të hënën, pasi dërgesa e dytë e 38,400 vaksinave arriti të premten përmes mekanizmit Kovax. Ndërsa qytetarët të cilët në Serbi u vaksinuan me AstraZeneca, dhe janë nën 60 vjet do të mund të rivaksinohen me Sinofarm ose Pfizer, ndërsa këtë duhet ta bëjnë te mjekët amë. Deri më tani, në mbarë vendin për tu vaksinuar kanë aplikuar 203,324 qytetarë ndërsa janë vaksinuar 176,909 persona. Autoritetet e vendit njoftojnë se në 24 orët e fundit në kovid – qendrat e vendin po trajtohen gjithsej 514 pacientëve pozitivë apo të dyshuar ndaj COVID-19. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like