Studentja tetovare magjistron ne Romë me sukses maksimal

Estimated read time 1 min read

Studentja tetovare Shqipe Asani ka magjistruar e Universitetin Sapienza në Romë me sukses të shkelqyer, shkruan monitor.mk. Asani ka Fakultetin e Inxhinerisë Civile dhe Industriale dhe mori gradën Magjistre e Inxhinerisë të Elektroteknikës me notën më të lartë. Lajmin e ka kumtuar ambasadori i Maqedonise se Veriut ne Rome, prof. dr.Vesel Memeti.
“Kënaqësi dhe nder i vërtetë të marr pjesë në ceremoninë e magjistrimit të Shqipe Asani në Sapienza Romë, Fakulteti i Inxhinerisë Civile dhe Industriale dhe mori gradën Magjistre e Inxhinerisë të Elektroteknikës me notën më të lartë 110/110. Është kënaqësi kur shohim dhe dëgjojmë raste të tilla. Urime për Shqipen” ka shkruar ambasadori Memedi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like