Stoltenbergu flet haptazi: Bisedimet me Trumpin ishin të vështira

Unë nuk e mohoj që ka pasur ditë të vështira dhe bisedime me ish-presidentin e SHBA-së në katër vitet e fundit, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në përgjigje të një pyetje në lidhje me vlerësimin e administratës së Donald Trampit.

“Pavarësisht nga ato vështirësi, SHBA-ja dhe Evropa kanë bërë më shumë për NATO sesa është bërë në vitet e mëparshme”, theksoi ai.

“Investimet në mbrojtjen duhet të vazhdojnë, qëllimet e vendosura nuk janë arritur akoma,” shtoi Stoltenberg.

Në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin belg, Aleksandar de Kro, sekretari i përgjithshëm tha se më së voni këtë muaj ministrat e mbrojtjes së aleancës do të diskutojnë për të ardhmen e misionit në Afganistan.

Stoltenberg shpjegoi se vendimet për qëndrim ose tërheqje nga ai vend kanë çmim.

“Vendimi është i vështirë dhe duhet të jetë i përbashkët”, tha ai. Sipas tij, tërheqja e NATO-s mund të çojë në tërheqje nga sukseset në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, ndërsa qëndrimi mund ta rrezikojë në mënyrë shtesë sigurinë e kontigjentit ndërkombëtar të dërguar atje.

“Qëllimi është të largohemi nga Afganistani një ditë”, tha de Kro. Ne nuk mund t’ia lëmë sigurinë evropiane një “vendi të tretë”,” shtoi ai, duke iu referuar kontributit të SHBA-së në mbrojtjen evropiane.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like