Spitali i Tetovës – Tentojnë të presin gypin e oksigjenit, rrezikojnë 120 pacientë (Foto)

Estimated read time 1 min read
Një tragjedi e rëndë ka mundur të ndodhë në Tetovë ku sot në orët e mëngjesit një person i pa njohur ka tentuar në Spitalin e Tetovës të pres  gypin e oksigjenit që shkonte në Qendrën Covid por që e gjithë kjo ka mbetur në tentativë informon Tetovasot.

Siç meson TetovaSot nga Spitali i Tetovës, personi ka arritur të pres me mjet të mpreht një gyp tjetër e jo gypin kryesor të oksigjenit. Nëse do të kishte arritur ta bëjë këtë, sot 120 pacientë me oksigjen do të ishin të vdekur përcjellë Tetovasot.

Advertisement

Policia dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbulimin e arsyes përse ka dashur të bëjë një akt të tillë. /Tetovasot/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like