Spasovski: Nuk jap dorëheqje dhe nuk ndjejë përgjegjësi!

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka thënë se MPB ka ndërmarrë të gjitha masat dhe punon në mënyrë aktive për të gjetur dhe kapur personin e kërkuar, pra Sasho Mijallkovin.

“Të shtunën rreth orës 20:30 mora thirrje nga prokurorja Villma dhe më informoi se ka dijeni se i akuzuari Sasho Mijallkov përgadit arratisje. Edhe pse derisa ka pasur dijeni ka mundur ti drejtohet gjykatës, megjithatë u morëm vesht ti shkruajë MPB-së të kontrollojë nëse kanë informatë. Rreth 14:45 nga drejtimi i Mepso drejt hotel Metriot është vërejtur Mijallkov me një person të gjinisë femërore dhe tre meshkuj duke hyrë në garazhet nëntokësore. Rreth 15:05 është vërejtur dalja e tre automjeteve por nuk ka mundur të konstatohet nëse edhe Mijallkov ka qenë në vetura të cilat janë drejtuar në rrugën Sllavejko Arsov që ndodhet poshtë rrugës Todor Aleksandrov. Në gjithë këtë periudhë kishte të vendosura ekipe policore rreth hotelit Meriot dhe objektit në rrugën Todor Aleksandrov si dhe në daljet e qytetit të Shkupit. Rreth orës 21;30 është konstatuar se Mijallkov nuk është aty,. Janë bërë kërkime në tre banesa në pronësi të Mijallkovëve, më pas edhe në banesë në rrugën Naroden Front dhe janë kryer edhe aktivitete të tjera me qëllim gjetjen e personit. Gjatë ditës së djeshme janë kryer biseda informative me 10 persona ndërsa sot vazhdojmë me të gjitha masat në dispozicion për gjetjen e personit. MPB do të vazhdojë me të gjitha mjetet të kërkojë të arratisurin”, ka deklaruar Oliver Spasovski, raporton SHENJA.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like