Sot fillon vaksinimi anti-Covid

Në spitalet modulare në Qendrën Klinike Universitare sot do të fillojë vaksinimi anti-Covid. Të parët që do të vaksinohen, janë personeli mjekësor i Klinikës Infektive dhe pas tyre edhe të klinikave tjera Covid. Ditën që do ta marrin dozën e parë të vaksinës, do t’u caktohet termini për pas 21 ditësh për të marrë dozën e dytë.Vaksinimi do të fillojë prej orës 10, ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se personel mjekësor planifikohet të vaksinohet për 10 ditë.“Për 10 ditë parashihet se do të jemi ndër shtetet e vetme në Evropë në të cilën do të vaksinohen të gjithë punonjësit mjekësor të cilët punojnë me pacient të infektuar me Covid”, tha Filipçe, transmeton TV21.Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë javës së ardhshme pritet të arrijë edhe sasia e mbetur e donacionit nga Serbia, për çfarë vaksinat kineze do të arrinë kah fundi i Shkurtit. Parashihet që brenda ditës të vaksinohen 2 deri 4 mijë persona. Ndërkaq, dje është parë se si janë vendosur tendat në Qendrën Klinike për çfarë duket se gjithçka është gati./TV21/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like