Breaking News :

nothing found
19-08-2022

Sejdiu: 17 Shkurti është realizim i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës

Advertisement

Kosova sot feston 13-vjetorin e Pavarësisë, të shpallur më 17 shkurti 2008.Në këtë 13-vjetor, qytetarët e Kosovës i ka uruar presidenti i atëhershëm I vendit, Fatmir Sejdiu.Sejdiu ka shkruar se 17 shkurti i vitit 2008 ishte realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës, të cilit i printe presidenti Ibrahim Rugova dhe është realizimi i amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari.“17 Shkurti 2008, është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës, të cilit i printe Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Është realizimi i amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Sejdiu.“Sot shënojmë 13 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Është ky përvjetor, i cili, mbi të gjitha çdo vit na bën krenarë për gjithë përpjekjet dhe sakrificat e bëra brez pas brezi deri në 17 Shkurtin e vitit 2008, kur edhe shpallëm pavarësinë e vendit tonë. Janë përpjekje të mëdha qëndrese e mbijetese të viteve të vështira të vendit tonë. Edhe përkundër gjithë asaj trysnie, arritëm të organizohemi e të dëshmojmë se dimë t’ia dalim mbanë edhe në rrethanat më të rënda, kur po rrezikohej qenia jonë. Përtej përkushtimit, dëshmuam dhe organizuam vendin tonë edhe në rrafshin politik, dhe në atë praktik. Mbi të gjitha, përcaktimi ynë në rrugëtim ishte garanca më e madhe në realizimin e përpjekjeve tona. Përpjekjet tona ishin për të ruajtur jetën brenda vendit, dhe për të realizuar qëllimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Përcaktimi dhe përkushtimi ynë, fituan përballë atyre që nuk zgjidhnin as mjete, e as mënyra për të realizuar politikë e projekte të vazhdueshme të spastrimit etnik dhe të zhbërjes së Kosovës. Në rrethana krejtësisht të paqëndrueshme, qëndruam duke ruajtur të sotmen dhe luftuar për të ardhmen. Dhe në këtë përpjekje, janë dëshmitë e secilit qytetar që jetoi e veproi në Kosovë, e për Kosovën. Janë dëshmitë e punës së mësuesve, mjekëve dhe të gjithë atyre që duke rrezikuar vetveten dhe familjet e tyre, ndryshuan fatin kolektiv të kësaj shoqërie. Kombinimi i rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur, rezultoi me lirinë e vendit, falë edhe përkrahjes së fuqishme të miqve tanë ndërkombëtarë. Falë kësaj përkrahje, përveç lirisë, arritëm që më 17 Shkurt 2008 të realizojmë edhe projektin tonë për Pavarësi. 17 Shkurti 2008, është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës, të cilit i printe Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Është realizimi i amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të saj!” – ka shkruar Sejdiu në Facebook./Nmk-post/

Advertisement

Read Previous

Sot fillon vaksinimi anti-Covid

Read Next

Shabani: Është formuar Komision për shqyrtimin e përmbajtjes së librit të Gjeografisë