Breaking News :

nothing found
05-10-2022

Sondazhi në Klan Kosova: 48.50% e qytetarëve e shohin Albin Kurtin kryeministër

Advertisement

Sondazhi i ri i PIPOS me 3000 respodentë në pyetjen e shtruar se kë do të votonit për kryeministër të Kosovës ka nxjerrë Albin Kurtin e Vetëvendosjes të parin me 48.50 për qind.

I dyti është kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj, me 19.50 për qind, ndërsa Avdullah Hoti i LDK-së është me 15.40 për qind, njofton Klan Kosova.

Meqë anketat janë kryer para koalicionit të Vjosa Osmanit me Albin Kurtin – edhe ajo është përfshirë në hulumtim.

Si kryeministre Vjosa Osmani do të merrte 4.1 për qind.

Advertisement

Read Previous

Adnani dhe shokët e tij nga Ohri bëjnë plazh edhe kur bie borë (Video)

Read Next

Sondazhi në Klan Kosova: PDK-ja partia e dytë më e madhe në Kosovë