Skandali në familjen mbretërore/ Miku i princ Lekës zbardh prapaskenat e sherrit: Ja kur nisi krisja në çift

Estimated read time 1 min read

Andi Llabuti, gazetar dhe mik i princ Leka Zogut tha se çifti mbretëror kanë qenë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin. Ai tha për mediat se ai i ka njohur si çift që prej 2016 dhe mes tyre nuk ka pasur kurrë kimi.“Që në 2016 i njoh. Ata kanë qenë shumë të ftohtë ndaj njëri-tjetrit. Nuk ka pasur kimi mes tyre. Unë nuk mund t’ia thoja dot. Nuk mund të isha shkaktari i një indicie të vogël”, tha Llabuti i cili ka punuar edhe si fotograf në pallatin mbretëror. Ai tha se pavarësisht se mes tyre nuk ka pasur kurrë krimi, krisja mes çiftit ka ndodhur tre vite më parë, pas lindjes së vajzës së tyre, Geraldinë.

Advertisement

“Krisja në çiftin mbretëror, ka gati tre vite. Gati fiks pas lindjes së vajzës. Kjo të lë të dyshosh pse pikërisht pas lindjes së vajzës. Nuk mund ti shikoja asnjëherë të dy bashkë apo të tre bashkë me vajzën.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like