Skandali me murgjit e një manastiri trondit, filmohen duke kryer akte s*ksuale

Estimated read time 2 min read

Kisha e Qipros po tenton ta zgjidhi skandalin me murgjit brenda për brenda familjes së besimit. Dy murgjit kur u zbuluan aktivitetet e tyre, kërkuan që të shkishëroheshin për të shmangur një skandal që do t’i ekspozonte.

Dëshmia që i ka djegur janë takimet seksuale në ambientet e manastirit, të cilat madje janë regjistruar në video nga kamerat që i kishin vendosur vetë për arsye sigurie. Ata ndjenin se kishin kontroll të plotë mbi mjedisin dhe nuk fikën kamerat, të cilat regjistronin gjithçka.

Skandali me murgjit e një manastiri trondit Qipron, filmohen duke kryer
Kur murgjit e kuptuan se nuk mund të përgënjeshtronin atë që ishte regjistruar, ata kërkuan të rrëzoheshin. Mirëpo, skandali nuk kishte të bënte vetëm me marrëdhëniet seksuale, por me gjithë funksionimin e manastirit.

Advertisement

Shumë njerëz vinin në manastir për të nderuar ikonat, për të cilat murgjit i thonin se pikonte mirra prej tyre që ishte çudibërëse për sëmundje të ndryshme.

Mrekullitë në manastir shfaqeshin shpesh nga videot në YouTube dhe murgjit ishin shumë aktivë në rrjetet sociale dhe gjithashtu kishin një prani në media.

Sipas mediave greke, ata kishin mbajtur shuma të mëdha parash të vlerësuara në 1 milion euro në qelinë e tyre, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë./a2cnn/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like