S’ka pajtim për 31 tetorin, Osmani: Për ne është e pranueshme çfarëdo date

Estimated read time 1 min read

Paralajmërimi i kryeministrit Zoran Zaev se ka gjasa që zgjedhjet lokale të organizohen më 31 tetor me qëllim që fushata dhe regjistrimi të mos përkojnë në të njëjtën periudhë dhe se për këtë duhet pajtim edhe nga partitë e tjera, shkaktoi reagime të ndryshme nga subjektet e tjera politike.

Vetëm BDI-ja tha se për ta është e pranueshme çfarëdo date për të cilën do të merren vesh partitë.
Edhe nga ASH-ja gjithashtu me qëndrim se zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor.
Nëse prolongohen zgjedhjet kjo nuk do të ishte hera e parë që të bëhen ndryshime me ligj me çka do të prolongohej data. Në zgjedhjet paraprake në 2017 të cilat duhej të mbaheshin në gjysmën e parë të majit, Kuvendi miratoi ndryshime me të cilat u vazhdohet mandati i kryetarëve të komunave ndërsa zgjedhjet u mbajtën në tetor

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like