Gjykata e Apelit e konfirmoi aktgjykimin për “Reket”

Estimated read time 1 min read

Gjykata e Apelit Shkup si të pabaza i ka refuzuar ankesat e të akuzuarve Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva për rastin “Reket” dhe e ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë.

“Gjykata e Apelit Shkup, duke vepruar sipas lëndës ‘Reket’, mori vendim, me të cilin ankesat e të akuzuarit Bojan Jovanovski nga Shkupi dhe të akuzuarës Katica Janeva nga Shkupi, i refuzoi si të pabaza, ndërsa e konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë. Kështu vendimi i miratuar do të publikohet në tërësi në ueb faqen e gjykatës në afat të caktuar me Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata”, informojnë nga Gjykata e Apelit Shkup.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like