Situata në veri, Kurti takon sot liderët e opozitës

Estimated read time 2 min read

Tensionimi i situatës në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave, do të mbledh sot në takim kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive opozitare.

Ky takim siç mëson Telegrafi do të mbahet sot gjatë paradites në Zyrën e Kryeministrit, ku do të diskutohet për çështjen e sigurisë në vend, pas situatës së krijuar në veri.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dje i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të mbledhë spektrin politik në vend.

“Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kryeministri Kurti, gjatë një konference për media, të shtunën tha se Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar që rrezikon të marrë përmasa rajonale.

Advertisement

“Serbia qartazi dëshiron të militarizojë dhe të e eskalojë situatën. Po sjell deri afër kufirit të Kosovës edhe helikopterë e avionë të prodhimit rus. Nëpërmjet këtyre sulmeve, provokimeve ku përdoren qytetarët e Kosovës, Serbia provokon konflikt serioz ndërkombëtar, që rrezikon të marrë përmasa rajonale”, tha Kurti.

Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, vendimet që do të ndërmerren karshi situatës së krijuar do të jenë në përputhje e me vlerësimet që i bëhen situatës së sigurisë. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like