Advertisement
Nesër janë zgjedhjet për kryetar në Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, ndërsa të interesuarit kandidaturën e tyre është dashur t’a dorëzojnë në Komisionin për Zgjedhje të Reisul-ulema të BFI-së në RMV deri sot.
Ndërkaq në bazë të kushtetutës së BFI-së dhe rregullores për zgjedhje, kryetar i BFI-së në RMV duhet t’i plotësoj këto kushte, përcjell nmk-post.com:
- Të ketë të kryer Fakultetin Teologjik Islam
- Të ketë përvojë pune në radhët e BFI-së më së paku 10 vjet.
- Të ketë moshë mbi 40 vjet.
- Kandidatët e mundshëm për Kryetar, të jenë të propozuar të paktën nga një anëtar i Rijasetit të BFI-së
- Kandidatët e mundshëm për Kryetar, duhet të mbështeten më së paku nga 1/3 e antarëve të BFI-së
- Kandidati I mundshëm për kryetar, para trupit zgjedhor duhet të paraqes plan programin e tij dhe ta dorëzoj në formë të shkruar
nmk-post.com
Advertisement