Ministri Hoxha: Sigurohen mjete për subvencionet

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë aprovuar 900 milion denarë, mjete shtesë për Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2020. Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha theksoi këto fonde do të përdoren për të paguar detyrimet e prapambetura nga Programi për mbështetjen financiare në bujqësi për vitin 2019.

Pagesa do të bëhet për:

  • Qumështin për blerës të regjistruar, edhe atë pagesa për periudhën nga tetori 2018 deri në shtator 2019,
  • Për kulturat kopshtore (frutet) në kapacitetet përpunuese
  • Për kulturat kopshtore (perimet) në kapacitetet përpunuese,
  • Mbështetje financiare për prodhimin organik,
  • Mbështetje financiare për zonat me mundësi të kufizuara,
  • Advertisement
  • Pagesa finaciare nga masa të tjera.
    Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, edhe në kohë krize, kujdesen për fermerët e tyre të cilët janë hallka më e rëndësishme në procesin e sigurimit të ushqimit dhe zhvillimit të ekonomisë.
Advertisement
Advertisement

You May Also Like