• 04-03-2021

Bullgaria i tha JO Maqedonisë, PO Shqipërisë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva ka bërë të ditur se Bullgaria nuk do të lejoj nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut, përcjell North Macedonia Post. Para gazetarëve bullgar Zaharieva ka thënë se Bullgaria nuk e ka miratuar kornizën e bisedimeve pë RMV në takimin e Këshillit për Çështje të përgjithshme të BE.Ndërkaq për të filluar bisedimet duhet të votojnë të gjitha 27 vendet anëtare. Sipas saj RMV nuk i ka plotësuar kërkesat e Bullgarisë. Nga ana tjetër ka pohuar se Bullgaria ka lejuar që Shqipëria të filloj negociatat.

“Mundemi ta miratojmë kornizën e bisedimeve për Shqipërinë, sepse vlerësojmë se ata i kanë plotësuar pjesën më të madhe të kushteve. Për Maqedoninë e Veriut Bullgaria nuk mund ta miratojmë kornizën e bisedimeve” ka thënë Zaharieva.

 

Read Previous

Kush është Shaqir ef. Fetahu qe po kandidon për reis në BFI?

Read Next

Si zgjidhet Reisi i BFI-së në Maqedoni?

%d bloggers like this: