Si u V R A Çerçiz Topulli nga malazezët?

ROLAND QAFOKU, gazeta “Fjala”, fjala.al

107 vjet më parë Shqipëria humbi një nga bijtë e saj më të mirë. Çerçiz Topulli është nga ata heronj që e deshi këtë vend sa jetën e vet. Në fakt bashkë me të më 17 korrik 1915 u vra edhe Mustafa Qulli, një gazetar i njohur i kohës dhe vetëm në një moment shteti shqiptar që kishte as 3 vjet jetë, iu v ra një luftëtar me armë në krah dhe një gazetar me penë në dorë. Është folur shumë për këta dy figura, por pak për të mos thënë aspak nuk është folur për mënyrën se si janë vrarë ata.

Është një ngjarje që cilësohet nga më të rëndat e ndodhura në historinë e shtetit shqiptar jo vetëm për atë që përfaqësonin vik timat por edhe për mënyrën e ekzekutimit. Kjo është publikuar e plotë e shoqëruar me shumë detaje këtë krim të dyfishtë në librin “100 vr asjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” dhe për herë të parë vjen e skicuar skena e krimit nga piktori i njohur Gjergj Diko.

 

15 ushtarë malazezë, nëpërmjet një skeme pabesie, mas akruan teksa ishin të lidhur me zinxhirë, atë mëngjes të 17 korrikut 1915 Çerçiz Topuillin dhe Mustafa Qullin, e megjithatë ata u përleshën deri në frymën e fundit. Më poshtë gazeta “Fjala”, fjala.al publikon pjesë të rëndësishme nga ky libër që vinë sot për herë të parë dhe ekskluzivisht.

 

Çerçiz Topulli mund të ishte edhe simboli i ushtarit të panjohur i rënë në lu ftë për pavarësi. Nuk ka një të dytë në historinë e Shqipërisë që të mos e ketë hequr ar mën asnjëherë nga supi, por njëkohësisht të kishte një fund aq të trishtë, i vr arë pabesisht dhe për më tepër pa marrë famën dhe vlerësimin që i takonte. I lidhur kokë e këmbë me zinxhirë nga ushtarët malazezë, mëngjesin e të shtunës së 17 korrikut 1915, ai e humbi betejën e fundit në jetë edhe pse u përlesh me ta si një luan. Ndërkohë që 15 njerëz me uniformë e qëllonin me plumba dhe e shponin me bajoneta në trup, Çerçiz Topulli u bë nga dëshmorët e parë të Shqipërisë. Vetëm pak minuta më parë i kishin vr arë para syve shokun e tij Mustafa Qulli, një gazetar që ndryshe nga Çerçizi, që kishte pushkën simbolin e lirisë, ai kishte penën.

 

SKENA E KR IMIT

Çerçiz Topulli kishte bërë dhjetra manovrime në jetën e vet ndaj atyre që kishin dashur ta kapnin dhe asgjesonin. Por mëngjesin e 17 korrikut 1915, për herë të parë dhe të fundit ai dështoi. Një skuadrilje ushtarësh malazezë u shfaqën në portën e shtëpisë ku qendronte në Shkodër dhe pa asnjë urdhër të shkruar, e vunë në pranga. Bashkë me të u arrestua edhe miku i tij Musta Qulli, një gazetar me emër në atë kohë në Shkodër. Pa shumë sqarime ushtarët e huaj i lidhën të dy me zinxhirë në duar dhe këmbë dhe i dërguan në kazermë. Pas 10 ditësh qendrimi në një dhomë në kushte skandaloze, ndodhi diçka e pa të dy i hipën në një karrocë dhe u thanë se do t’i dërgonin në Cetinjë. Sapo karvani bëri disa kilomtera në Fushën e Shtoit ora shënonte 04.00 dhe sapo nisi të zbardhte ushtarët i zbritën ata dhe pa një pa dy nisin t’i qëllojnë me armë. Mustafai vd iq në vend, ndërsa Çerçizi, ashtu i lidhur me zinxhirë, përl eshet me ushtarët malazezë, por ata duke qenë në numër të madh arritën ta qëllonin për vd ekje me plumba, por edhe duke i shpuar trupin me bajoneta. Kur panë që të dy kishin dhënë shpirt, me shpejtësi hapën dy gropa jo shumë të thella, i futën brenda të dy trupat, i mbuluan me shkurre dhe drurë rrethanorë dhe u larguan.

Advertisement

SI U KRYE VR ASJA

Vr asja e pabesë dhe e fshehtë e Çerçiz Topullit është shoqëruar dhe me rregullin se edhe krimi më i sofistikuar lë gjurmë. Edhe pse menduan se i fshinë gjurmët bashkë me var rosjen e kufo mave, asnjë nga 15 vrasësit nuk e dinin se prapa shkurreve një person i ndodhur aty rastësisht kishte parë të gjithë ngjarjen. Quhej Mahmut Golemi dhe rrëfimi tij gjashtë muaj pas ngjarjes është unikale:

“Natën e së premtes, (duke gdhirë e shtuna) natë Ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanë prej livadhit, në freskë, kur prej së largut pashë tuj ardhë dy njerëz të përcjellë prej afro 15 ushtarësh, të cilët kur më panë, më urdhëruan të largohem, dhe unë u fsheha mbrapa qerres. Kur erdhën deri në një vend, atje u ndalën dhe ushtarët morën pozicion me qitë mbi dy personat në fjalë. Ai që ishte veshë me petka bojëhini që ia kisha dhënë unë pse kishte mbetur pa xhaketë (Muço Qulli) bërtiti në një mënyrë alarmante, e një burrë i gjatë dhe i plotë, i bërtiti shokut tue i thanë: “Mos u tremb se patriotët kështu e kanë”. Ushtarët qitën; ai me petka bojëhini ra de kun, kurse tjetri, tue sha, me një zë luani e me një shpejtësi të rrufeshme, mësyn ushtarët dhe pa u lanë kohë të qesin të dytën herë, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi afro një minutë. Në atë përleshje mbasi gjetën rast i ranë për herë të dytë dhe e vranë”. 232

Krimi i organizuar u krye, më pas duhej vetëm fshehja e gjurmëve. Një veprim që ushtarët vrasës e bënë me shpejtësi dhe fshehtësi. Të paktën sipas tyre, hapën dy gropa dhe i hodhën brenda dy viktimat. U hodhën shkurre përsipër. Dëshmitari Mahmut Golemi vijon rrëfimin:

“Të nesërmen shkova në vendin e ngjarjes, ku i pashë se ishin mbulue krejt cekët e me ferra. Si myslimanë që ishin, për sevap, i mbulova më thellë. Në kontrollimin e gropës gjetëm shumë shenja që i përkisnin Muço Qullit, pasi trupin e Çerçizit që ishte mbuluar më thellë nuk e prekëm”.

/Fjala.al

shkrimi i plotë:

Të lidhur me zinxhirë 15 ushtarë i qëllonin pa pushim, skena e vrasjes së Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit

Advertisement
Advertisement

You May Also Like