Si ishte rrëmbyer dhe vrarë 14 vjeçarja Vanja nga Shkupi, KOD zbulon detaje

Estimated read time 2 min read

Në transmetimin e së dielës të emisionit KOD, shpjegohet sërish ngjashmëria me rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës së vogël dhe vrasjen e 74 vjeçarit Zhezhovski nga Velesi.

Siç thuhet në emision, rrëmbyesit e Vanjës, para se ta rrëmbyen, e kishin planifikuar rrëmbimin prej kohësh. Më parë ata studiuan mirë rrugën që duhet të ndiqnin, si dhe vendin e parkimit ku prisnin kohën e duhur për të kapur 14 vjeçaren. Ata e gjetën mirë pikën e verbër për të mos u kapur nga kamerat e sigurisë.

Vanja fillimisht u dërgua në një hapësirë bodrumi, ku autori i vrasjes Ljupço Palevski kishte një çelës pasi që kjo hapësirë ishte e tij. Aty vajzës së rrëmbyer i kishin lidhur duart dhe këmbët, e më pas e kishin vendosur në një thes gjumi.

Makina Citroën me të cilën e dërguar në vendin e gjetur e që ishte e viktimës së parë të vrarë Zhezhovski kishte lëvizur në një trase të paracaktuar me shpejtësinë e këmbësorit, duke simuluar kështu lëvizjen e Vanjës për në shkollë.

Pamjet e para të kamerave të sigurisë, siç thuhet në emision, vijnë nga një këmbimore aty pranë që është marrë nga policia.

Advertisement

Rrëmbyesit kishin një plan për të kryer grabitjen më herët, në datat 24 nëntor-e premte, por ndryshuan mendje pasi ajo ditë ishte shumë rrëmujë dhe e ngarkuar.

Gjatë arratisjes para hetimeve zyrtare, vrasësi i dyshuar kryesor Palevski ka marrë një shumë të madhe parash nga një person nga Zvicra përmes një transferte të shpejtë parash në Serbi. Palevski i mori paratë dhe jetoi me to për disa ditë në Serbi, pas së cilës arriti të arratisej në Balibekir në Turqi, ku njëri nga bashkëpunëtorët kishte një partner biznesi, thuhet në emision.(INA)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like